“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik
Këshilltari i PS Aldo Merkoçi ka ngritur shqetësime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës lidhur me transferimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga paraburgimi në Durrës drejt atij të Fierit. Gjatë fjalës së tij, Merkoçi kërkoi transparencë mbi arsyet dhe bazën ligjore të këtij vendimi, duke vënë në pikëpyetje mungesën e informacionit zyrtar për transferimin. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin se, në kushtet e një klime të ngarkuar politike, mungesa e shpjegimeve zyrtare për një veprim të tillë mund të ushqejë dyshime për presion politik. Megjithatë, Merkoçi tha se nuk njeh motivet e vendimit dhe se pikërisht për këtë arsye institucionet duhet të japin sqarimet përkatëse. “Politikisht kur një veprim i pazakontë dhe i pashpjeguar ndërmerret ndaj një figure politike në një moment politik të ngarkuar...
Burimi:
javanews.al