Të miturit në protesta, Rama: Dhuna nuk justifikohet, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave, duke kërkuar një qasje mes institucioneve shtetërore, Shoqërisë Civile dhe partnerëve ndërkombëtarë. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rama u ndal te mënyra se si, sipas tij, një pjesë e shoqërisë po e trajton fenomenin e dhunës, duke e konsideruar atë të papranueshme për një shoqëri demokratike. “Jemi bërë dëshmitarë të një panorame shqetësuese të qasjes së një pjese të shoqërisë ndaj një tabuje për të gjitha demokracitë, për të gjitha rrugët e bashkëjetesës në demokraci që është dhuna”, u shpreh kreu i qeverisë. Ai kritikoi atë që e cilësoi si relativizim dhe justifikim të akteve të dhunshme, duke vënë në dukje se në diskursin publik, sipas...
Burimi:
kohajone.com