Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të mërkurën raundi i ri i negociatave për armëpushim në Ukrainë, çfarë pritet të ndodhë
👁4010
Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë për një armëpushim me Rusinë “do të mbahet të mërkurën” në Londër, tha një zyrtar i lartë ukrainas në kushte anonimiteti. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi dje se një delegacion ukrainas do të udhëtojë nesër në kryeqytetin britanik për bisedime me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë. Edhe pse përbërja e delegacionit nuk është konfirmuar, sipas mediave ukrainase, Kievi do të përfaqësohet nga kreu i administratës presidenciale të Ukrainës dhe krahu i djathtë i Volodymyr Zelensky Andriy Yermak, zëvendësdrejtori i administratës presidenciale Pavlo Palisa, kreu i diplomacisë ukrainase Andriy Sibikha...