“Të luash ndaj Barcelonës është si të shkosh te dentisti. Jemi të lumtur që mungon Raphinha”
Në prag të përballjes ndaj Barcelonës në Champions League, Ismael Garcia, ndihmëstrajneri i Galatasaray, tha se të luash kundër klubit katalanas është njësoj si të shkosh te denitsti, në intervistën e tij për Sport. “Të luash kundër Barcelonës është si të shkosh te dentisti. E di që do të të shkaktojë dhimbje, por duhet të shkosh dhe ta përballosh situatën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha fillimisht Garcia. “Barcelona është favoritja kryesore për të fituar titullin e Champions League. Por, siç ndodh me të gjitha skuadrat, ata kanë dobësi që besojmë se jemi të aftë t’i shfrytëzojmë për t’i dëmtuar. Shpresoj t’ia dalim mbanë”, shtoi ndihmëstrajneri i Galatasaray-it. Në lidhje me mungesën e Raphinha-s në këtë takim për shkak të problemeve fizike, Garcia...
Burimi:
telesport.al