Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Të jesh “së prapthi” nuk mjafton…
Nga Anila Bisha Të dokumentosh kohën përmes hollësive të ngjarjeve të jetuara, ndjehesh sikur je duke e rijetuar edhe një herë një jetë, ku shumë syresh as e kanë njohur as e kanë jetuar. Histori të thjeshta njerëzore familjarësh, histori rrugicash, histori të shtjelluara në detaje që plotësojnë të tërën e një kohe, sa të zymtë, aq edhe të jetueshme me ngjarje pa fund. Konteksti politik dhe social, detajet e pasojave të agjitacionit e propagandës vijnë kaq natyrshëm në veshjen e personazheve të thjeshta, pa bërtitur, të fotografuara deri në detaje. Stili letrar rrëfimtar e ndihmon autoren të na tregojë të vërteta që nuk humbasin nga letërsia. Hera-herës, ndërsa lexon personazhin gjithnjë së prapthi e gjen veten duke qeshur, apo duke gjetur personazhe të njohur...