“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të sjellë vendet kandidate në tryezë! Jemi në rrugën e duhur

“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të sjellë vendet kandidate në tryezë! Jemi në rrugën e duhur

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Bruksel nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa. Në një prononcim për mediat përpara nisjes së punimeve, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi këtë ngjarje të përvitshme si kulmin e vitit për të gjitha vendet kandidate dhe një moment të hapur e konstruktiv për të ballafaquar idetë mbi të ardhmen. Sipas Ramës, Bashkimi Europian duhet të tregojë kurajë për të hedhur hapa të drejtë duke i ulur të gjitha vendet kandidate rreth tryezës, pa ndryshuar sistemin e meritës për secilin vend, por duke dhënë një sinjal të fortë si për rajonin, ashtu edhe për botën. I pyetur mbi propozimet për një kornizë më të gjerë integrimi dhe tregun e...