Të huajtë, ç’kuitojnë për shqipëtarët

Të huajtë, ç’kuitojnë për shqipëtarët

Nga: Faik Konica Kur flasin Shqipëtarët për të dreqtat e tyre e kur çuditen pse s’u a ve veshin kush, – harrojnë të pyesin shkakun e këtij mos-ndëgjimi. Kam dëshirën të rëfej këtu në pakë fialë se ç’mendojnë të huajtë për Shqipërinë. Të parën gjë që thonë, është se Shqipëtari bën ç’të dojë, ay e urdhëron Turqërinë, ai e ka zotërimin përmi popujt e tierë që rojnë nënë krahë të Sulltanit. Këtë një të huaji nuk ia nxjerr dot nga kryet, sa do i ditur a i mënçur të jetë. Një ditë, flisja me disa atdhetarë, e qeshjim e çuditeshim si u përhap kjo gomarërië. Pyetjim njëri tiatërin, kërkojim, nëmërojim. Shqipëtarët janë dy miliunash veta, do me thënë piesa e katër-mbë-dhiettë e popullit të Turqisë....