Të huajt nuk lejohen më të studiojnë në Harvard

Të huajt nuk lejohen më të studiojnë në Harvard

Pse autoritetet amerikane marrin vendim të mos u lejojnë më të huajve të studiojnë në universitetin e njohur Harvard. Universiteti e quan këtë si masë hakmarrëse. Sipas administratës Trump, studentët e huaj në Universitetin elitar të Harvardit së shpejti do t’i përkasin së shkuarës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, e justifikoi tërheqjen e lejes për të pranuar studentë të huaj, duke përmendur, ndër të tjera, “refuzimin” e Harvardit për të krijuar një mjedis të sigurt për studentët hebrenj dhe politikat e universitetit për mundësi të barabarta. Universiteti u lejoi “agjitatorëve antiamerikanë dhe proterroristë” që të sulmonin studentët...
Burimi: Kohajone.com