Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Të gjithë drejt qirave ditore, por u rritën ato mujore, duke dëmtuar klientët vendas
Rendja e pronarëve të apartamenteve drejt qirave ditore, në kërkim të një kthimi më të lartë, bëri që të ulet stoku i njësive që lëshohen për afate të gjata. Kjo tendencë “deformoi” tregun dhe çoi në rritjen e qirave mujore, që në kryeqytet fillojnë tashmë nga 400 euro/muaj.Zhvillimet ishin në dëm të klientëve vendas, që përgjithësisht kërkojnë strehim afatgjatë, të cilët panë shtrenjtim të kostove të jetesës dhe në favor të turistëve të huaj, që sot u gëzohen akomodimeve ditore që janë ndër më të lirat në Europë, edhe me 30 euro.Sot dhënia e apartamentit me qira ditore edhe kur...