Burimi:
Javanews.al

“Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër
👁3634
Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri me datë 11 prill. Një stërvitje e 13 partnerëve që vijnë nga rajoni i Ballkanit, por jo vetëm, ajo ka si objektiv të testojë përgatitjen e forcave të mbrojtjes civile në rast përmbytjesh, gatishmërinë e institucioneve vendase si dhe koordinimin mes vendit pritës dhe ndihmës që vjen nga vendet e tjera. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi në ceremoninë e çeljes se kësaj stërvitjeje se “kjo është një ngjarje e rëndësishme për të testuar bashkëpunimin e shumë shteteve në raste përmbytjesh, për t’iu kundërvënë...