Të gjitha në fushë në të njëjtën orë, si paraqitet axhenda e Superiores për javën e 34-të

Të gjitha në fushë në të njëjtën orë, si paraqitet axhenda e Superiores për javën e 34-të

Superiorja ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, teksa java e 34-të do të zhvillohet njëkohësisht nga të gjitha skuadrat. Dhjetë ekipe do të zbresin në fushë të shtunën, 2 maj, nga ora 16:00, në ndeshje që mund të vendosin fatin e kampionatit dhe të mbijetesës. Partizani pret Flamurtarin, ndërsa Dinamo luan ndaj Egnatias në stadiumin “Arena Kombëtare”. Vllaznia përballet me Bylis, ndërsa Elbasani udhëton drejt Vorës për të ruajtur kreun e tabelës. Në një duel vendimtar për mbijetesën, Teuta përballet me Tiranën në Durrës. Axhenda e ndeshjeve të 2 majit 2026 (e shtunë), ora 16:00: Vora – Elbasani Vllaznia – Bylis Teuta – Tirana Partizani – Flamurtari Dinamo – Egnatia (Stadiumi “Arena Kombëtare”) Top Channel