Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Të dhëna mbi origjinën e gjeniut Nikola Tesla dhe fotografisë së tij të famshme me kostum tradicional
Në burime dhe publikime të ndryshme pretendohet se kjo fotografi paraqet shpikësin Nikola Tesla (Nikoll Teslla) më 1880 dhe përdoret për të mbështetur idenë se Tesla ishte shqiptar. (shih foton në fund të artikullit) Ku ndodhet konkretisht fotografia? Sipas medias novosti.rs Inxhinieri Slobodan Nikoliç, në Stara Çarshija në Krushevc duket se drejton vetëm një ofiçinë mekanike, por nuk është kështu. Ofiçina strehon një muzeum të rrallë shkencor. Reliket më të vjetra të tij datojnë në Mesjetë. Njohuritë profesionale e ndihmuan inxhinierin të mbledhë mijëra sende të rralla mekanike dhe instrumente për matjen e sasive fizike gjatë 40 viteve të punës së tij. Nga dashuria për shkencën lindi respekti për shkencëtarin gjenial Nikoll Teslla. Prandaj, në një nga vitrinat e muzeut të pazakontë, ai ruan me...