Të dënuarit në Angli për “shtëpi bari” i sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz

Të dënuarit në Angli për “shtëpi bari” i sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz

Pasuria që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i kultivimit të bimëve narkotike me llamba në Mbretërinë e Bashkuar, i është sekuestruar një personi, të identifikuar si Bujar Lleshi në Tiranë. Policia bën me dije se si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, u sekuestrua pasuri me vlerë rreth 500.000 euro, ndërsa pronari i tyre rezulton i dënuar në Mbretëri të Bashkuar. “Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike,...
Burimi: Javanews.al