‘Të blesh një shtëpi në Shqipëri është përtej ëndrrës’/ Guxholli: Të rinjtë nuk ikin nga dëshira, por për mungesë mundësish në vend

‘Të blesh një shtëpi në Shqipëri është përtej ëndrrës’/ Guxholli: Të rinjtë nuk ikin nga dëshira, por për mungesë mundësish në vend

Zana Guxholli, profesore ekonomie, nga studioja e "Kafe Shqeto", ka komentuar për situatën alarmante të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë për politikat që kanë sjellë një rënie drastike të popullsisë dhe një plakje të shpejtë të saj. Sipas Guxhollit, kjo nuk është një zgjedhje e të rinjve për të emigruar, por një pasojë direkte e mungesës së mundësive brenda vendit. Ajo theksoi se të rinjtë janë të detyruar të kërkojnë një të ardhme jashtë Shqipërisë, pasi nuk gjejnë mundësi për një jetë dinjitoze dhe për të zhvilluar karrierën e tyre. Emigrimi, sipas saj, nuk është thjesht një dëshirë, por një nevojë...
Burimi: Syri.net