Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Të bashkojë përmes krijimit”, Rama merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Festivalit “Herrenchiemsee”: Privilegj i rrallë, do ta mbart me vete për gjithë jetën
Mes muzikës klasike dhe përballë një auditori me artistë dhe figura publike europiane, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte i ftuari i nderit në Bavari të Gjermanisë, për të adresuar temën e Evropës në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”. “Të bashkojë përmes krijimit”! Kjo është motoja e Evropës për kryeministrin Rama, që vuri theksin edhe te luftërat, me të cilat po përballet jo vetëm kontinenti ynë, por mbarë bota. “Europa, shtëpia jonë e përbashkët, gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtama e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar. Muzika na bën ftesë të kujtojmë se Europa nuk ka qenë veç një traktat, as thjesht një Parlament. Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim”. Në fjalën e tij në ceremoni, kryeministri...