“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe forcave opozitare të bashkohen në mbështetje të protestës së studentëve, pavarësisht dallimeve dhe kundërshtive politike. Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi protestën e studentëve si një betejë kundër asaj që ai e quajti të keqen më të madhe të vendit, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. “Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin. Pavarësisht nga dallimet që mund të kemi njëri me tjetrin. Të bashkohemi me studentët, të cilët po zhvillojnë një betejë epike kundër të keqes më të madhe të këtij kombi, që e ka emrin Edi Rama”, deklaroi Berisha. Ai garantoi se Partia Demokratike do të mbështesë plotësisht studentët dhe revoltën e tyre, ndërsa ftoi...
Burimi:
javanews.al