‘Të armatosemi të gjithë’/ Çfarë paralajmëron kryeministrja daneze nga Tirana?

‘Të armatosemi të gjithë’/ Çfarë paralajmëron kryeministrja daneze nga Tirana?

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në përfundim të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, theksoi nevojën urgjente për forcimin e mbrojtjes së Europës përballë pasigurive globale dhe tronditjeve në aleancën transatlantike. Frederiksen nënvizoi angazhimin e shtuar në kuadër të NATO-s dhe theksoi se Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. “Jemi të dy anëtarë të NATO-s dhe do të marrim pjesë në Samitin e Hagës. Ne do të angazhohemi më shumë në NATO për të armatosur të gjithë aleancën në një afat të shkurtër kohe,” tha ajo. Kryeministrja daneze shprehu edhe shqetësimin për pasiguritë që sjellin zhvillimet politike në SHBA, sidomos në prag të zgjedhjeve amerikane, duke theksuar nevojën që...