Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tavo për ultimatumin e Ramës: Dakord me ‘shkundjen’, kryetarët e njësive administrative s’mund të flenë gjumë! Nënkryetarët? Janë të rinj
Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo thotë se s’mund të lejojnë bllokimin e hapësarve publike me pretekstin se është sezon turistik. Në një intervistë për Report TV, duke folur për aksionin e lirimit të hapësirave dhe prishjes së objekteve pa leje, theksoi se aksione të tilla janë ndërmarrë dhe do të vazhdojnë t’i marrin. Vetëm mbrëmë, theksoi ai, në Himarë ishin vendosur dy kioska pa leje, të cilat u hoqën nga policia. “Tani jemi në sezon por ne vazhdimisht kemi kryer aksion për lirimin e hapësirave publike dhe vazhdojmë të kryejmë. Në qendër të Himarës janë vendosur dy kioska pa leje...