Tatimi mbi pronat, eksperti: Barra fiskale do t’i shtrenjtojë banesat dhe qiratë

Tatimi mbi pronat, eksperti: Barra fiskale do t’i shtrenjtojë banesat dhe qiratë

Paketën e re fiskale dhe ndikimin e saj në tregun e pasurive të paluajtshme e ka kundërshtuar Shoqata e Pasurive të Paluajtshme (NAREA), e cila ka paraqitur pesë kërkesa gjatë dëgjesës për projektbuxhetin dhe paketën fiskale. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Reinaldo Pipiria nga Shoqata e Pasurive të Paluajshme, kërkoi uljen e tatimit mbi fitimin nga shitja e pronave dhe përjashtimin për tre vjet nga tatimi mbi të ardhurat që vijnë prej qirave afatgjata. Pipiria paralajmëroi se nëse paketa miratohet në formën aktuale, rritja e barrës fiskale do të reflektohet në çmime më të larta të shitjes së pronave dhe të qirave.  Ai argumentoi se tregu ka nevojë për lehtësi fiskale...