Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!
Duke filluar nga dita e nesërme, e premte, 13 nëntor 2026, do të nisin punimet e reja infrastrukturore dhe estetike në segmentin rrugor nga ish-Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit, çka do të shoqërohet me devijim të përkohshëm të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas njoftimit zyrtar të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndërhyrjet kryhen në kuadër të projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga ish-Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”. Projekti parashikon ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe “përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga ish-Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re”. Për shkak të ndërhyrjeve në terren dhe në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, ARRSH bën...
Burimi:
javanews.al