Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantoi sot platformën “e-Gjoba”, platformën elektronike për administrimin, ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave administrative, në një tryezë pune që bëri bashkë drejtuesit e përgjithshëm të institucioneve publike në vend. Në takimin e prezantimit, ku merrnin pjesë drejtori i përgjithshëm i AKSHI-t, Igli Tafa dhe Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, në fokus ishte funksionalizimi i platformës, koordinimi ndërinstitucional dhe integrimi i sistemeve ekzistuese në një regjistër unik kombëtar të gjobave. Sistemi u prezantua nga Sonja Sinorukaj, drejtore për Marrëdhëniet e-Gov me Institucionet pranë AKSHI-t. Qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi të aksesojnë të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme, përmes “e-Albania”. Gjithashtu do të informohen në kohë reale mbi gjobën, institucionin që e ka vendosur, arsyen, dokumentacionin...
Burimi:
javanews.al