Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të ardhura dhe 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të ardhura dhe 14.7 milionë dollarë borxhe

Vendburimi i naftës në Gorisht do të kalojë në duart e një kompanie pa eksperiencë në fushën e prodhimit të naftës dhe në vështirësi të theksuara financiare. Kapitali ka mësuar se kompania shtetërore e naftës, Albpetrol, ka përzgjedhur Laredo Oil Inc si fituese në proçedurën për lidhjen e marrëveshjes hidrokarbure për vendburimin Gorisht Kocul.  Laredo Oil është një shoqëri amerikanë me bazë në Austin të Teksasit. Kjo kompani është themeluar në mars të vitit 2008, fillimisht si kompani minierash, por një vit më vonë ndryshoi emrin dhe aktivitetin e saj duke kaluar në sektorin e nxjerrjes së naftës.  Megjithëse ekziston prej mbi 18 vitesh në treg, kompania nuk ka arritur ende të krijojë prodhim të qëndrueshëm nafte apo fitime, duke grumbulluar gjatë kësaj periudhe mbi...