Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

BE ka shprehur shqetësimin në lidhje me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ato mund të cenojnë detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe parimet themelore të sundimit të ligjit. Në reagim, Unioni deklaron se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze, veçanërisht sa i përket pavarësisë së gjyqësorit, mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësisë së të drejtave procedurale dhe llogaridhënies efektive. “Ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrene shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre”, thuhet në reagimin e BE. Po ashtu BE...