Burimi:
Sot.com.al

Tatimet: 127 381 individë kanë plotësuar DIVA 2024
👁2389
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njoftoi dje se deri tani e kanë plotësuar Deklaratën e të Ardhurave Vjetore, (DIVA 2024) 127 381 individë që realizojnë mbi 1,2 milionë lekë të ardhura në vit, nga mbi 2 milionë që ishte më përpara. Sipas DPT 143.369 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 127.381 individë ndërsa nga 73.850 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 65.910 individë. Administrata Tatimore fton individët që nuk kanë deklaruar ende, të bëjnë deklarimin e DIVA sa më shpejt për të shmangur gjoba dhe interesa të panevojshme.