Task-forca e SPAK për krimet zgjedhore, Lala bën deklaratën e fortë: 200 mln lekë u gjetën në banesën e një biznesmeni

Task-forca e SPAK për krimet zgjedhore, Lala bën deklaratën e fortë: 200 mln lekë u gjetën në banesën e një biznesmeni

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në  një emision televiziv, ka folur për task forcën e ngritur nga SPAK për evidentimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore. Lala renditi disa nga rastet ku dyshohet për krim zgjedhor, por shtoi se pritshmëritë ndaj SPAK dhe institucioneve ishin më të larta dhe se nuk ka patur arrestime në flagrancë, siç pritet për krime të kësaj natyre. “Kam patur shumë më tepër pritshmëri për task forcën që u ngrit nga SPAK për hetimin zgjedhor. Prokuroria ka raportuar çështjet, janë mbi 35 raste që janë procedime penale, kryesisht në fushën e korrupsionit apo vepra të tjera penale,...
Burimi: Sot.com.al