Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Tarraca pikon, janë çarë muret e kolonat”/ Pallati parafrabrikat në Kuçovë rrezikon shembjen, banorët të shqetësuar…
👁6755
Pallati është amortizuar dhe banorët ndihen të rrezikuar për jetën. Pallati parafabrikat me numrin 2 në lagjen “Ferëm Partizani” në qytetin e Kuçovës rrezikon shembjen. Banorët tregojnë se kolonat kanë pësuar çarje, muret janë plasaritur dhe tavanet kanë lëvizur duke krijuar harqe. 15 familjet e këtij pallati 5-katësh ndihen të rrezikuar çdo ditë, për shkak të dëmtimeve serioze që ka pësuar ky pallat i ndërtuar 45 vite më parë. “Jemi të rrezikuar, jetojmë me frikën se mos pallati bie dhe na zë brenda. Sikur të mos mjaftonte kjo,tarraca e pallatit është amortizuar dhe i gjithë uji i shiut hyn brenda...