Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tarifat ndaj Brazilit, konsumatorët amerikanë do ta paguajnë më shtrenjtë kafenë dhe lëngun e portokallit
Konsumatorët amerikanë do të përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve për artikuj të caktuar, të tillë si kafeja dhe lëngu i portokallit, nëse administrata Trump vazhdon të vendosë një tarifë prej 50% për importet nga Brazili, thonë tregtarët dhe analistët ekonomikë. Ata vlerësojnë se niveli i tarifave të vendosura nga Presidenti Trump do të çojë në ndërprerjen e rrjedhës së kafesë braziliane në Shtetet e Bashkuara, pasi as kompanitë amerikane dhe as eksportuesit brazilianë nuk do të jenë në gjendje të kapërcejnë hendekun që do të rezultojë. Presidenti amerikan njoftoi të mërkurën se do të rriste tarifat për produktet...