Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tarifat e Trump/ Presidenti njofton taksa 40% për disa shtete, iu lë afat të fundit 1 gushtin për të rinegociuar marrëveshjet tregtare
Në letrat drejtuar udhëheqësve të Japonisë dhe Koresë së Jugut, Donald Trump njoftoi vendimin e tij për të vendosur tarifa prej 25% për importet nga të dy vendet, duke filluar nga 1 gushti. Siç njoftoi ai përmes platformës Truth Social, ky veprim synon të ushtrojë presion për të rinegociuar marrëveshjet tregtare, me deficitet tregtare në kulmin e tyre. Sipas CNN, disa orë më vonë, Trump zbuloi se letra përkatëse iu dërguan edhe qeverive të Malajzisë, Kazakistanit, Afrikës së Jugut, Mianmarit dhe Laosit, me një paralajmërim për tarifa që mund të arrijnë deri në 40%. Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë...