Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Tarifat e reja”, reagon kryeministri kanadez: Jemi të zhgënjyer nga SHBA
Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi se qeveria është “e zhgënjyer” nga vendimi i SHBA-së për të rritur tarifat në 35% për mallrat kanadeze që nuk përfshihen në një marrëveshje paraprake të tregtisë së lirë. Megjithatë, Carney theksoi se zbatimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) “nënkupton që norma mesatare e tarifave të SHBA-së për mallrat kanadeze mbetet një nga më të ulëtat mes partnerëve tregtarë të saj”. Sipas traktatit USMCA, i cili u negociua gjatë mandatit të parë të presidentit Trump dhe hyri në fuqi në vitin 2020, një gamë e gjerë mallrash të prodhuara në Amerikën e...