Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tarifat amerikane, Meloni thirrje për dialog: Të shmangim polarizimin tregtar me SHBA-të
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ndaj krizës së re tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe fokus tek negociatat. Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj pas publikimit të letrës së Presidentit amerikan Donald Trump, ku shpallen tarifat 30% për produktet evropiane të importuara në SHBA, Meloni thekson nevojën për dialog të hapur dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm. “Është jetike të mbetemi të përqendruar në negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe të shmangim polarizimin e mëtejshëm,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kryeministrisë italiane. Sipas raportimeve të agjencisë Reuters,...