Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tare ndërhyn në tratativën mes Napolit e Udineses, gati të sjellë në Milano sulmuesin shtatëlartë
Dukej se gjithçka ishte gati për kalimin e Lorenzo Luccas te Napoli, por klubi napolitan nuk ka vepruar në kohë. Pas interesit të Atalantës dhe Atletico Madrid, tani hyn në garë edhe Milani për sulmuesin e Udineses. Pikërisht kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi që të shoqërojë Santiago Gimenez sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të fundit, drejtori sportiv Igli Tare ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Luccas për të kuptuar mundësinë e transferimit. Megjithatë, operacioni është i kushtueshëm, pasi Udinese nuk pranon të heqë dorë nga sulmuesi për më pak se 35 milionë euro. Strategjia e Milanit Milani mund...