Tare-Milan, merret vendimi për trajnerin e ardhshëm

Tare-Milan, merret vendimi për trajnerin e ardhshëm

16 Prill 2025 17:18 Telesport Milani nuk ka më dilema. Klubi ka vendosur që Igli Tare të marrë rolin e drejtorit sportiv të kuqezinjve duke nisur nga sezoni i ri. Pas vlerësimit të emrave si Fabio Paratici, Tony D’Amico, Giovanni Manna dhe Giovanni Sartori, Giorgio Furlani ka rënë dakord që ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është emri i duhur. Calciomercato raporton se Milani po mendon edhe për trajnerin e ri. Sugjerimi i Tares ka qenë Allegri dhe Milani duket dakord. Vlen për t’u theksuar që Zlatan Ibrahimovic ishte ai i cili propozoi emrin e Tares në Milano.
Burimi: Telesport.al