“Tana”, 67 vjet nga filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë

“Tana”, 67 vjet nga filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë

Filmi “Tana” me regji nga Kristaq Dhamo është prodhim i vitit i 1958 nga Kinostudio. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit publikoi një ditë më parë faqe origjinale nga skenari letrar dhe lista e dialogut të filmit, dokumente që ruhen me kujdes dhe dëshmojnë procesin krijues të këtij produksioni historik. “Tana (1958), njihet si filmi i parë artistik shqiptar, i cili u prodhua nga Shqipëria Film (më pas Kinostudioja “Shqipëria e Re”). Premiera është dhënë më 17 gusht 1958. Kujtojmë, ruajmë dhe ndajmë trashëgiminë filmike shqiptare”, shprehet AQSHF. Skenari i filmit është shkruar nga Fatmir Gjata, Nasho Jorgaqi dhe Kristaq Dhamo....
Burimi: Sot.com.al