Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tamponi në plazh? Ja çfarë duhet të bëni për të mbrojtur shëndetin tuaj
Përdorimi i tamponëve ka fituar popullaritet të madh veçanërisht gjatë periudhës së menstruacioneve, pasi ofron liri dhe komoditet të madh. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm vajzash dhe grasg nuk janë plotësisht të informuara mbi mënyrën e duhur të përdorimit të tamponit, gjë që mund të çojë në probleme serioze shëndetësore. Ekspertët rekomandojnë që tamponi të ndryshohet çdo 3 deri në 4 orë, për të parandaluar mbajtjen e tij për një kohë të gjatë që mund të shkaktojë irritime apo infeksione. Nëse përdorni tampon gjatë notit apo ndonjë aktiviteti në ujë, është thelbësore që ta ndryshoni menjëherë pasi dilni nga uji....