“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për qytetarët beqarë si një masë për të frenuar rënien demografike në vend. Gjatë një deklarate për mediat, Mickoski u shpreh se qeveria po shqyrton të gjitha opsionet për të përballuar krizën demografike në rritje, përfshirë edhe masa penalizuese që mund të prekin personat që zgjedhin të mos krijojnë familje. Sipas tij, në vitin 2024 është shënuar një rënie e ndjeshme e normës së lindjeve, ndërsa popullsia e vendit është tkurrur me mbi 33 mijë...
Burimi: Sot.com.al