Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik

Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik

Qeveria ka publikuar për konsultim publik metodologjinë e re për përcaktimin e taksës për pasuritë e paluajtshme dhe çmimet e reja të referencës në 61 bashki të vendit. Projektvendimi i Ministrisë së Financave automatikisht do të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës, ku çmimet më të larta janë përcaktuar në bashkitë bregdetare, sidomos në Durrës, Sarandë dhe Vlorë. Metodologjia e miratuar nga qeveria përcakton se vlera e apartamentit që disponon një qytetar llogaritet mbi çmimet e referencës. Ndërsa detyrimi për taksën e ndërtesës përcaktohet mbi vlerën e apartamentit. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit të taksave për qytetarët do...