Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Taksa për beqarët” ndez debat në Shkup, Mickoski paralajmëron masa
Në Maqedoninë e Veriut ka shpërthyer një debat i fortë publik pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili propozoi një masë të pazakontë për të frenuar rënien demografike: vendosjen e taksave shtesë për beqarët. Duke folur për krizën demografike në rritje , Mickoski tha se “po shqyrtohen të gjitha opsionet”, përfshirë edhe një skemë të mundshme penalizuese për beqarët, për t’i nxitur qytetarët të krijojnë familje. Sipas tij, norma e lindjeve ka rënë ndjeshëm në vitin 2024, ndërkohë që vendi ka humbur mbi 33 mijë banorë në katër vitet e fundit si rezultat i rënies natyrore të popullsisë. Kryeministri...