Taksa e pronës do të ndryshojë sërish, rritje e shkallës për apartamentet dhe vilat e…
Qeveria do të ndryshojë sërish shkallën e taksës për pronën në projektligjin për pasuritë e paluajtshme, i ripublikuar për konsultime publike në muajin nëntor 2025. Drafti i parë për ndryshimin e shkallës së taksës dhe të ndryshimit të formulës së llogaritjes së detyrimit u publikua në vitin 2023. Nga 0.05% që është aktualisht në fuqi shkalla e taksës së ndërtesës në projektligj u propozua rritja e shkallës në intervalet nga 0.1 deri në 0.2%. Burime zyrtare konfirmuan për Monitor që sërish Ministria e Financave do të ndërhyjë, duke rritur shkallën e taksës për pronat rezidenciale. Burimet sqaruan se edhe propozimet e reja do të kufizohen me intervale, për të cilat ende nuk ka vlera konkrete të përcaktuara. Pavarësisht rishikimit të shkallës me rritje nga propozimi...
Burimi:
syri.net