Burimi:
Top-Channel.tv

Taksa 10% godet edhe aleaten tregtare të SHBA-së, Anglinë! Keir Starmer telefonon homologët
👁5752
Tregjet e aksioneve në SHBA mbyllën javën e tyre më të keqe që nga pandemia e Covidit në vitin 2020, teksa tarifat gjithëpërfshirëse të Donald Trump vazhdojnë të shkaktojnë trazira në bursat anekënd globit. Të treja indekset kryesore në Wall Street ranë me më shumë se 5%. Këmbëngulja e Trumpit se taksat mbi mallrat që hyjnë në SHBA do t’i japin një super-impuls ekonomisë amerikane, nuk ka ndihmuar në qetësimin e investitorëve. Presidenti përdori rrjetin e tij social, Truth, për të përcjellë mesazhin se gjendja është nën kontroll. “Për investitorë të shumtë që vijnë në SHBA dhe investojnë shuma masive...