Takimi trepalësh Turqi-Itali-Libi sot në Stamboll me një tematikë të paqartë

Takimi trepalësh Turqi-Itali-Libi sot në Stamboll me një tematikë të paqartë

Mbahet sot në Stamboll Samiti trepalësh Turqi-Itali-Libi, me pjesëmarrjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Kryeministrit të Qeverisë së Tripolit, Abdulhamid Dbeibah. Takimi vjen në një moment të ndjeshëm për zhvillimet politike në Libi dhe me një axhendë që mbetet e mjegullt. Sipas njoftimit të bërë nga qeveria e Tripolit, fokusi i bisedimeve pritet të jetë procesi politik për rivendosjen e normalitetit në Libi si dhe trajtimi i çështjes së migracionit. Megjithatë, prapaskena politike mbetet komplekse. Në muajt e fundit, Turqia ka bërë hapa të rëndësishëm drejt rivendosjes së marrëdhënieve me Libinë Lindore, pa tërhequr...