Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Takimi Meloni-Vance: Marrëdhëniet SHBA-Itali janë të shkëlqyera
👁5034
Qeveria italiane, përmes një deklarate ka ndarë detaje nga takimi i sotëm mes kryeministres Giorgia Meloni dhe zëvendëspresidentit amerikan J.D.Vance. Deklarata nënvizon se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Në deklaratë thuhet gjithashtu se gjatë bisedës “u nënvizua vullneti i përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe progresit teknologjik, siç përcaktohet në deklaratën e përbashkët të miratuar gjatë takimit të fundit të kryeministres Giorgia Meloni me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington”. Sipas qeverisë italiane, biseda Meloni-Vance lejoi diskutime të mëtejshme të thelluara mbi çështjet tregtare dhe çështjet kryesore të aktualitetit politik ndërkombëtar, duke filluar me përpjekjet për një paqe...