Takimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime

Takimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin dhe bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në X, Ministri e cilëson takimin një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithçka që na bashkon. Hoxha thekson se së shpejti, Shqipëria do të hapë Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, për ta sjellë shtetin më pranë qytetarëve, me shërbime konsullore më të mira, më shumë ndërveprim e mbështetje, si dhe lidhje më të forta ekonomike e tregtare me aktorët dhe autoritetet lokale e shtetërore, në funksion të interesave tona kombëtare. “Jemi angazhuar dhe do të bëjmë gjithçka që shërbimi ynë publik të jetë, kudo ku ka nevojë,...