Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Takimi i Polifonisë në Gjirokastër, një Mbrëmje Krenarie dhe Tradite Kombëtare
Nën drejtimin artistik të “Mjeshtrit të Madh” Roland Çenko, sheshi “Çerçiz Topulli” u mbush me tingujt e polifonisë shqiptare në një event që solli emocion, traditë dhe krenari kombëtare. Ky takim i veçantë i polifonisë mbledhi të rinj, grupe polifonike dhe artistë të apasionuar për të përçuar më tej pasurinë muzikore të vendit tonë.I mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, projekti solli në skenën e hapur një mozaik të gjallë të traditave vokale, duke bashkuar grupe polifonike nga trevat e ndryshme të Shqipërisë. Këngët isopolifonike dhe vallet popullore u performuan me pasion nga rreth 150 nxënës të tri...