Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden
Presidenti francez, Emmanuel Macron priti sot në Pallatin Élysée përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme, të cilët prej javësh protestojnë kundër sistemit të pranimit në universitete, “Parcoursup”, si dhe kundër mbipopullimit të klasave dhe mungesës së burimeve në shkolla. Pas takimit, përfaqësuesit e nxënësve vlerësuan gatishmërinë e presidentit për të dëgjuar shqetësimet e tyre, por theksuan se protestat duhet të vijojnë deri në marrjen e vendimeve konkrete. Gjatë bisedës, Macron premtoi rishikimin e sistemit “Parcoursup”, i cili ka nxitur debate të shumta për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve në arsimin e lartë. Megjithatë, ky angazhim nuk duket se i ka bindur plotësisht nxënësit, të cilët kërkojnë shfuqizimin e plotë të platformës dhe zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen në sistemin arsimor. Një...
Burimi:
kohajone.com