Takimi i Bordit të Paqes në New York, ministri Hoxha: Shqipëria kontribut aktiv në përputhje me planin 20-pikësh të Presidentit Trump
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë takimin informues të Bordit të Paqes, së bashku me Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të mbajtur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi u përqendrua në përpjekjet e vazhdueshme dhe të koordinuara për të adresuar një nga krizat ndërkombëtare më urgjente dhe komplekse të kohës sonë. Ministri Hoxha nënvizoi se Shqipëria po i mbështet në mënyrë aktive këto përpjekje, përfshirë edhe përmes kontributit të saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (#ISF), në përputhje me Rezolutën 2803 (2025) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe planin 20-pikësh të Presidentit Trump. “Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerët tanë për t’i përkthyer këto...
Burimi:
kohajone.com