Takimi i 22-të i Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE/ Peleshi: Anëtarësimi prioritet, Ambasadorja de Sousa: Të ruhet ritmi i reformave
Mbledhja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit TIRANË- Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri zhvillon mbledhjen e 22-të, sot dhe nesër në Tiranë. Në fokus të këtij takimi është integrimi europian i Shqipërisë, reformat, shteti i së drejtës dhe bashkëpunimi me BE-në. Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian. Peleshi theksoi se pavarësisht dallimeve politike në Kuvend, për çështjen e integrimin ekziston gjithmonë dakordësia. “Ju uroj mirëseardhjen në Tiranë të gjithëve. Integrimi europian është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe jemi në një moment të mirë në këtë proces. Kuvendi është i angazhuar dhe e di shumë mirë që ka rolin e motorit të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Në parlament shpesh...
Burimi:
zeri.ai