Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Takimi/ Britania e Franca arrijnë marrëveshje për migrantët e jashtëligjshëm
Britania e Madhe dhe Franca kanë rënë dakord të enjten për një plan pilot që do të kthejë disa migrantë që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla përsëri në Francë, teksa qeveria britanike përpiqet të adresojë kritikat se e ka humbur kontrollin mbi kufijtë e vendit, ka shkruar AP. Macron, e shpalli marrëveshjen të enjten në Londër. Pavarësisht se programi fillestar përfshin numër të kufizuar personash, zyrtarët britanikë e cilësojnë si përparim të madh, pasi krijon precedentin që migrantët të cilët arrijnë jashtëligjshëm në Britani të mund të kthehen në Francë. “Nuk ka një zgjidhje të vetme magjike, por me...