Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Takim me presidentin. Jashari dëshiron vetëm Milanin, ja si “e preu në besë” Club Brugge
2 Gusht 2025 9:56 Alfred Lleshi Ardon Jashari e ka bërë zgjedhjen e tij të qartë: dëshiron vetëm Milanin. Megjithatë, marrëveshja mes kuqezinjve dhe Club Brugge mbetet në ngërç. Mesfushori shqiptaro-zviceran, i lindur në vitin 2002, pritet që gjatë fundjavës të zhvillojë një takim të drejtpërdrejtë me presidentin e klubit belg, Bart Verhaeghe. Ky takim do të jetë një mundësi për Jasharin që të riafirmojë vullnetin e tij, të respektojë marrëveshjen e arritur me Milanin dhe të kërkojë kalimin te klubi kuqezi. Sipas “Sky Sport”, Brugge deri tani nuk e ka mbajtur fjalën. Jasharit i ishte premtuar se do të...