‘Take Off’ në Festivalin HAPU, kur qielli zbriti në rrugët e Prishtinës

‘Take Off’ në Festivalin HAPU, kur qielli zbriti në rrugët e Prishtinës

Në ditën e tretë të festivalit ndërkombëtar të artit në hapësira publike “HAPU”, rrugët e Prishtinës u kthyen në një pistë imagjinare për nisje drejt një udhëtimi që sfidoi gravitetin dhe realitetin. Ishte performanca “Take Off” nga Tac o Tac, trupa artistësh nga Franca, që solli një spektakël të shkëlqyeshëm: një paradë lëvizëse, me elemente të teatrit vizual dhe teknologjisë. Të veshur me kostume futuristike dhe të ngjitur mbi kingala pneumatikë, performuesit marshuan përmes zemrës së qytetit. Pamja e pazakontë e trupave që “ecnin mbi qytet”, duke u lëkundur hijshëm mes ndërtesave dhe turmës, krijoi një atmosferë të përbashkët ëndërrimtare, ku realiteti u zbeh për t’i lënë vend imagjinatës kolektive, transmeton KultPlus. “Take Off” nuk ishte thjesht një performancë, ishte një ftesë për të ndjerë...