Tajfuni gjunjëzon Japoninë, mbi 1.6 milionë banorë urdhërohen të evakuohen! Stuhi ere me forcë 194 km/h, përmbytje dhe transport i paralizuar
Japonia po përballet me tajfunin Dujuan, i cili ka detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e mbi 1.6 milionë banorëve në pesë prefektura, përfshirë edhe kryeqytetin Tokio. Stuhia ka sjellë erëra të fuqishme deri në 194 km/h dhe reshje të dendura, duke rritur rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime në nivelin më të lartë, duke e cilësuar situatën si “kërcënim të menjëhershëm për jetën”. Transporti është paralizuar, rreth 300 fluturime janë anuluar, ndërsa shërbimet e trenave, përfshirë edhe shinkansen, janë pezulluar. Ky është tajfuni i 25-të që godet Japoninë këtë vit, pjesë e një sezoni jashtëzakonisht aktiv stuhish në Paqësor, i nxitur nga fenomeni El Nino.
Burimi:
javanews.al